Kapiteni i Barcelonës, Sergio Busquets ka vendosur të largohet nga klubi në fund të sezonit. “El Nacional” raporton se Busquets do të vazhdojë karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Busquets ka njoftuar tashmë presidentin e Barcelonës, Joan Laporta për largimin e tij.
Ish-anëtari i Kombëtares spanjolle i ka thënë njeriut të parë të Barcelonës se nuk dëshiron të vazhdojë kontratën me skuadrën “Nou Camp”.
Mediat spanjolle raportojnë se kapiteni i klubit katalanas ka një ofertë për të vazhduar karrierën te Interi i Miamit.
Busquets (34) është anëtar i Barcelonës që nga viti 2005 dhe për ekipin e parë të klubit katalanas ka luajtur 709 ndeshje dhe ka shënuar 18 gola. Ai fitoi 31 trofe me klubin.
Për kombëtaren spanjolle u paraqit në 143 ndeshje dhe shënoi dy gola. Me Spanjën, ai fitoi Kupën e Botës në 2010 dhe Kampionatin Evropian në 2012.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...