Ferizaj po ‘lufton’ me ‘mish e me shpirt’ që ta ruajë statusin e skuadrës elitare në këtë edicion të Vala Superligës së Kosovës në futboll.
Ferizaj ndodhet në ‘ujëra të ftohta’ pasi që kur kanë kaluar 24 xhiro, ndodhet në pozitën e nëntë me 21 pikë të grumbulluara.
Ferizaj në ndeshjen e fundit të zhvilluar të martën u mposht nga Feronikeli me shifrat 3:1.
Mesfushori i kësaj skuadre, Muhabi Bushi e komentoi kështu takimin në fjalë. “Me Feronikelin patëm paraqitje shumë të mirë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën a kushtuan disa gabime”, ka thënë Muhabi Bushi për Arbresh.info.
Asi foli për gjasat e ferizajasve që të mbeten në ligë. “Ne do të luftojmë deri në fund. Shpresoj se nuk do të ketë kalkulime. Ne kemi një ekip shumë të mirë dhe besoj që do të kemi sukses në fund të kampionatit”, potencoi Muhabi Bushi duke thënë në fund se kryesia e klubit është duke punuar shumë mirë në të gjitha aspektet.
Ferizaj ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Trepçës ’89 në ‘Riza Lushta’ të Mitrovicës. /Arbresh.info
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...