Çështja e ekstradimit të Ballist Morinës drejt Serbisë, ka vënë në punë shtetin shqiptar. Ai ndodhet në burgun e Kroacisë pasi u ndalua disa kohë më parë nga autoritetet e këtij shteti.
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është shprehur se shteti shqiptar është në përpjekje të vazhdueshme për të penguar ekstradimin e Ballistit drejt shtetit serb. Në lidhje me kërkesën e tij për azil politik në Kroaci, ai u shpreh se edhe në këtë rast mund të përdoret precedent i Italisë ku u kërkua ekstradimi i tij nga Serbia çka u refuzua nga shteti italian.
Bushati komenton edhe marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë ku në mes është edhe çështja e Ballist Morinës, ministri Bushati i cilëson si një tryezë shahu ku secila palë bën lojën e vet.
Ballist Morina u arrestua nga autoritetet kroate për shkak se nga ana e shteti serb ekziston një urdhër arresti ndërkombëtar dhe tashmë pritet vendimi i gjykatës për ekstradimin e tij.
Ballist Morina u bë i njohur për lëshimin e dronit në ndeshjen Serbi-Shqipëri në Beograd, ndeshjen e cila u ndërpre për shkak të dhunës së ushtruar ndaj futbollistëve shqiptarë./arbresh.info/
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor