Burnley ka zyrtarizuar mesfushorin anglez, Aron Lennon si blerjën e dytë.
Ish anëtari i Tottenham Hotspurs ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë në Turf Moor, transmeton arbresh.info.
Lenon u largua nga Evertoni pasi ditë më parë ata transferuan The Ëalcotin nga Arsenali dhe kështu atij iu limituan minutat në fushë.
Anglezi ishte afër Burnleyt edhe në verë, por marrëveshja dështoi në ditën e fundit të afatit kalimtar dhe ai mbeti në Goodison Park.
Lenon ishte pjesë e Spurs për dhjetë sezone dhe kishte shënuar 26 gola në 266 paraqitje. Ndërsa me Evertonin shtatë gola në 65 paraqitje në Ligën Premier.
30 vjeçari te Burnley do të bartë fanellën me numrin 25. /arbresh.info/
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...