Burnley ka prodhuar një nga videot më të mira për prezantim të transferimeve të tyre që ne kemi parë deri tani me nënshkrimin e Peter Crouch.
Ish reprezentuesi i Anglisë, i cili festoi duke vepruar si një robot 13 vite më parë, vazhdon të jetë njëri nga karakteret më të mëdhenj në lojë dhe lëvizjet e tij në atë festim të asaj gole vazhdojnë të jenë ikonike për të gjithë tifozët në mbarë botën, transmeton portali arbresh.info.
Burnley e ka kthyer Crouchin sërish në Premierë Ligë duke e huazuar atë nga Stoke City dhe duke i ofruar në anën tjetër Sam Vokesin.
Por, çfarëdo që 38-vjeçari bënë në kompeticionin kryesor nga tani e deri në fund të karrierës është vështirë që të jetë më e mirë sesa kjo video me robot e publikuar mbrëmjen e sotme (e enjte) nga Burnley.
Videon mund ta shikoni duke klikuar këtu ose më poshtë./arbresh.info/
https://twitter.com/BurnleyOfficial/status/1091048506528288773
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale
Përhapen protestat kundër kandidatit pro-rus për president t...
KQZ sot mban mbledhje
Gjermania po harton një listë objektesh që mund të kthehen n...
Kumbaro ndan pamje nga Tepelena e hijeshuar për Festa Kombët...
Kadetët e FSK-së marshojnë me sukses në kushte të rënda atmo...