Burim Shala do të jetë pjesë e shtabit teknik të Llapit për sezonin e ri.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra e Llapit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Shala më përpara ka drejtuar skuadrën e Fushë Kosovës.
Teksa pritet të jetë krahu i djathtë i Tahir Batatinës ku e pret një punë e madhe këtë sezon, duke filluar nga korriku në ndeshjet kualifikuese për Europa League.
Ndërsa synim i vetëm i Llapit mbetet titulli kampion.
Llapi ka bërë disa goditje këtë merkato verore duke transferuar Blend Baftin, Valmir Berishën dhe vazhduar kontratat me disa nga lojtarët kyç të sezonit të kaluar./Arbresh.info/
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...