Google ADS

Bunjaku: Kjo është e meta e Kosovës

11:57 | 28 Gusht 2017
Arbresh.info

Kosova do ta vazhdojë fushatën kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ me dy ndeshjet e radhës ndaj Kroacisë në stadiumin ‘Maksimir’ në Zagreb më 2 shtator dhe Finlandës në ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës më 5 shtator, përcjellë arbresh.info.

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, e ka shpallur listën për dy ndeshjet e radhës.

Bunjaku thotë se Kosova vazhdon të ketë probleme në repartin e mbrojtjes.  “Mendoj se mbrojtja është reparti në të cilën kemi vështirësitë Është e vështirë sepse zakonisht lojtarët e mbrojtjes e fitojnë përvojën me moshë, kurse ne kemi lojtarë në moshë të re”, deklaroi Albert Bunjaku. /arbresh.info/

Të ngjashme