Trajneri i Përfaqësues së Kosovës, Albert Bunjaku ka thënë se Islanda do të jetë favorite për ndeshjen që zhvillohet nesër në “Loro Boriçi”.
“E di që do të ballafaqohemi me një çerek finalist të Kampionatit Evropian. E dimë se është një skuadër mjaftë kompakte, mjaftë fizike, madje është ballafaquar me shumë kundërshtarë që për mendimin tim nuk është edhe befasi suksesi i tyre”, tha fillimisht Bunjaku në konferencë për ndeshje, shkruan portali arbresh.info.
“Për ne do të jetë një ndeshje shumë interesant sepse asnjëherë nuk kemi pasur mundësi të ballafaqohemi me një kundërshtar të tillë. Do të jetë një eksperiencë e re, mirëpo edhe Kosova tani gradualisht ka filluar të bëjë eksperiencën e saj në kampionatet për kualifikim”
“Pres një lojë fizike, pres një që do të ketë shumë duele. Mendoj se do të jetë mjaftë me tempo të lartë. Normalisht se favorit është Islanda duke pasur parasysh përvojën e tyre dhe kontinuitetin e tyre. Mirëpo, mund të jetë një lojë shumë e rëndësishme për një kombëtare në fundin e dytë”, shtoi ai./arbresh.info
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...