Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar fitore të jashtëzakonshme në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” e kanë mposhtur Republikën e Çekisë me rezultat të ngushtë 2:1.
Të martën Kosova do të luajë përballë Anglisë në Southampton, derisa për atë ndeshje ka folur edhe ish-trajneri Albert Bunjaki.
Ai në mes të tjerash ka zbuluar një rast interesant sa ishte trajner i Kosovës, ku para ndeshjes ndaj Finlandës, kishte vetëm pesë lojtarë në dispozicion.
“Kisha pak lojtarë në dispozicion para ndeshjes me Finlandën për shkak të dokumentacionit”, tha Bunjaki në “Arena Sportive”.
“Madje në një rast jam detyruar të luaj edhe me dy futbollistë ’10-sh”, shtoi ai.
“Sa i përket ardhjes së lojtarëve të rinjë, tani është më i lehtë pasi jemi në një situatë të mirë. Ndërkaq më e vështirë ka qenë kur isha unë dhe duhej t’i merrnin lojtarët nga grupmoshat e vendeve tjera”, përfundoi ai.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...