Trajneri i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki në prag të përballjes me Turqinë ka thënë se pret që kjo të jetë ndeshja më e vështirë e Kosovës që ka zhvilluar deri më tani.
Ai ka konfirmuar gjithashtu se nuk ka asnjë lojtarë të lënduar, dhe të gjithë janë në dispozicion për Turqinë, transmeton Koha.net.
“Sot kemi pasur edhe stërvitjen e fundit. Nuk kam asnjë raport tjetër rreth lëndimeve. Të gjithë lojtarët janë në dispozicion. Do të jetë një lojë mjaft e vështirë, dhe ndoshta do të jetë më e vështira që kemi pasur deri tani, pasi hyjmë në një fazë tjetër, që është një fazë që kemi luajtur pesë lojë”, është shprehur Bunjaki.
Bunjaki më tutje ka thënë se ekipi tani ka më tepër përvojë, ndërsa në secilën ndeshje ekipi është më kompakt e më agresiv.
“Lojtarët tani kanë fituar më tepër eksperiencë dhe prej lojës në lojë mendoj se jemi më kompakt, më agresiv e më të koordinuar. Konkurrenca është në rritje në disa pozicione, sidomos në fazën e sulmit”, ka thënë ai.
Ai pret që në ndeshja në “Loro Boriçi” të jetë krejtësisht ndryshe për dallim nga ajo e para që u zhvilluar ndërmjet tyre në Antalia.
“Turqia ka lojtarë shumë të mirë, dhe trajner jashtëzakonisht të mirë, që ka eksperiencë. Mirëpo loja e fundit e zhvilluar në Antalia ka qenë shumë interesante, që për dallim prej kësaj që mendon se do të jetë një lojë krejtësisht tjetër”, ka thënë Bunjaki.
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia