Google ADS

Bundesliga rikthen tifozët në stadiume në sezonin e ri

16:19 | 3 Korrik 2020
Arbresh.info

Bundesliga gjermane po mendon që sezonin e ri, 2020/2021, ta zhvillojë nën praninë e tifozëve.

Në Gjermani, sikurse në shumë vende të Evropës, kanë rikthyer futbollin, por pa praninë e tifozëve, për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Mediet në Gjermani raportojnë se po konsiderohet që sezoni i ri në Bundesligë të nis me praninë e tifozëve, përcjell lajmi.net.

Dihet se është vendosur që sezoni i ri në Bundesligë të fillojë më 17 shtator.

Masat pas hapjes së stadiumeve do të jenë të rrepte, ku do të lejohet një numër i kufizuar i tyre, e po ashtu edhe me kontrolle të shpejta shëndetësore para hyrjes në stadium.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme