Gjatë qëndrimit të tij në Serbi, Ministri Bujar Osmani realizoi takime të ndara me Presidentin e Kuvendit Popullor Ivica Daçiq si dhe me Kryeministren Ana Brnabiq.
Në takimin në Qeveri, Ministri Osmani përcolli gatishmërinë për realizimin e Sesionit të Tretë të Përbashkët të dy Qeverive, si një impuls shtesë pozitive për zhvillimin e mëtejshëm dhe intensifikimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin të përgjithshëm midis dy vendeve.
“Jam i bindur se seanca e përbashkët e Qeverisë do të jetë konfirmim i marrëdhënieve të ngushta, por edhe mundësi e shkëlqyeshme për të intensifikuar iniciativat për bashkëpunim më të madh në ekonomi, infrastrukturë, energji dhe të gjitha aspektet e tjera që përcaktojnë dinamikën e marrëdhënieve midis dy vende “, tha gjatë bisedimeve Osmani. U bisedua edhe për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin politik dhe ekonomik, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në BE.
Gjatë vizitës në Parlamentin e Serbisë, Osmani u prit nga Kryetari i Kuvendit Popullor, Ivica Daçiq, ku diskutuan për intensifikimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, duke theksuar mundësi të shumta për promovimin e tij midis organeve më të larta legjislative, përmes aktiviteteve konkrete dhe të përbashkëta midis grupeve të miqësisë në parlamentet e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
Si pjesë e vizitës së punës në Beograd, Osmani gjithashtu u takua me Presidentin Vuçiq dhe homologun e tij Nikola Selakoviq./Telegrafi/
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë ...
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...