Portieri i Parma, Gianluigi Buffon, në emisionin e ish futbollistit, Christian Vieri, bëri të ditur se ishte afër kalimit tek Barcelona.
“Isha shumë afër të kaloja tek Barcelona, por babai më tha se duhej të shkoja tek Juventus, pasi klubi nuk kishte fituar në kohët e fundit dhe ishte i sigurtë se unë mund ta ndihmoja ekipin që t’i kthehej trofeve. Pjesa e tjetër është histori dhe nuk do të mund të bëja zgjedhje më të mirë”, tha 45 vjeçari për “Bobo TV”.
Buffon pas paraqitjeve të shkëlqyeshme me Parma nga viti 1994 deri më 2001, kishte tërhequr interesimin e shumë klubeve të mëdha, por në fund ishte transferuar tek klubi më i suksesshëm italian, Juventus, për shumën rekord të shpenzuar atë kohë për një portier, 52.88 milionë euro.
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale