Google ADS

Buffon vendos rekord në Serie A

14:34 | 28 Shtator 2019
Arbresh Info

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon ka shkruar historinë sot (e shtunë) duke bërë paraqitjen e 903 në Serie A duke lënë pas Paolo Maldinin me 902 paraqitje.

Ai është pjesë e formacionit startues te Juventusi kundër SPAL-it në Torino pasditen e sotme, transmeton portali arbresh.info.

41-vjeçari do të kishte shans për të arritur këtë rekord edhe më parë nëse nuk do të kishte vendosur për të shpenzuar sezonin e kaluar në Liga 1 kundër Paris Saint Germianit.

Buffon debutoi në Serie A te Parma në barazimin pa gola 0 me 0 ndaj Milanit në stadiumin Tardini më 19 nëntor të vitit 1995.

Gjatë 903 paraqitjeve në Serie A, 474 ka qenë për Juventusin ndërsa 168 me fanellë të Parmas./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme