Google ADS

Buffon tregon se pse e ka zgjedhur PSG-në

16:18 | 9 Korrik 2018
Arbresh.info

Gianluigi Buffon është prezantuar te skuadra e Paris Saint Germian në Francë.

Veterani italian, pas 17 vitesh qëndrim te Juventusi, ka zgjedhur Francën për një epokë të re në karrierën e tij.

Në prezantimin e tij si lojtar i PSG-së, Buffon ka treguar edhe arsyet që kanë shtyrë për të marrë këtë vendim.

“Dua t’ju tregoj të gjithëve se unë ende jam një portier i madh”, është përgjigjur Buffon në pyetjen se pse ka zgjedhur PSG-në, shkruan Lajmi.net.

Ai tutje ka shtuar se bisedimet me PSG-në kanë qenë surprizë për të, që kanë filluar në muajin maj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme