Google ADS

Buffon: Rruga që do të marrë De Rossi është më e rëndësishmja, besoj se do të jetë e virtytshme

13:27 | 17 Janar 2024
D.H

Ish-portier i Juventusit dhe i Italisë, Gianluigi Buffon është bërë kryetar i delegacionit kombëtar dhe nuk e ka humbur sinqeritetin dhe dëshirën për të menduar për futbollin.

I intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport”, ai komentoi zgjedhjen e Romës për t’ia besuar stolin e skuadrës Daniele De Rossit.

Buffon thuri lavde për personalitetin e Daniele de Rossit.

“Si lojtar ka magjepsur me personalitetin e tij. Dhe jam i bindur se mund të bëjë shumë mirë edhe si trajner. Unë shoh vetëm aspekte pozitive. E njoh entuziazmin e tij, thellësinë e tij njerëzore Ai do të jetë në gjendje të përfshijë të gjithë lojtarët, duke i bërë ata të rreshtohen në të njëjtin drejtim dhe, pse jo, duke ofruar futboll që i argëton dhe është më në përputhje me cilësitë e tyre”, theksoi ai.

Buffon nuk e përjashton mundësinë që De Rossi të qëndrojë në stolin e Romës për një kohë të gjatë.

“Kontrata është e shkurtër, por klubi do të duhet ta vlerësojë me qetësi punën e tij pavarësisht nga rezultatet. Rruga që do të marrë De Rossi është më e rëndësishmja, besoj se do të jetë e virtytshme”, ka thënë Buffon./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme