Buffon: Ronaldo në nivel të Lionel Messi apo Peles

09:50 | 4 Prill 2018
Arbresh.info

Real Madridi ka turpëruar skuadrën e Juventusin, në ndeshjen e mbrëshëm në kuadër të Ligës së Kampionëve, duke fituar 0 me 3.

Në këtë fitore të spanjollve, si gjithmonë protagonist ishte ylli portugez, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi dy gola.

Pas ndeshjes, portieri italian, Gianluigi Buffon, për gazetarët deklaroi se Ronaldo është në nivel me Maradona, Messi apo Pele.

“Ronaldo është lojtar i cili po luan në një nivel të jashtëzakonshëm”, ka thënë Buffon.

“Vlefshmëria e Ronaldos është e krahasueshme me [Diego] Maradonan, [Lionel] Messin apo Pelen. Ëndrra ime për ta fituar Ligën e Kampionëve s’është e mundur sepse më i miri ma ka ndal atë”, shtoi ai./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme