Portieri i Parmas, Gianluigi Buffon ka folur për kalimin e Cristiano Ronaldos te Manchester United, derisa ka kërkuar të respektohet edhe Donnarumma që u largua nga Milan për t’iu bashkuar PSG-së.
Ronaldo në momentet e fundit vendosi të largohet duke iu bashkuar gjigantit anglez, me të cilët nënshkroi kontratë dyvjeçare.
Buffon thotë se Ronaldo mori vendimin e duhur për largimin nga Juventus dhe kalimin te Unitedi.
“Nuk mendoj se tifozët duhet të befasohen. Ka reputacionin e një profesionisti që mendon shumë për vetën”.
“Në tre vite ka kontribuar me paraqitje të mirë dhe shumë gola. Nuk shoh asgjë që nuk është logjike për largimin, ka menduar për atë gjë”.
Ndërkohë, Buffon foli edhe për largimin e Donnarummas nga Milan drejtë PSG-së.
“Ishte zgjedhja e tij, që gjithashtu është profesionistë dhe duhet respektuar. Pas viteve që nuk ka luajtur në disa faza, vendosi të largohej dhe nuk duhet komentuar”.
“Jemi duke folur për një djalë që ka shumë vite në karrierë. PSG ka një ndër portierët më të mirë në portë dhe për këtë arsye Keylor Navas është titullar. Nuk mendoj se Donnarumma do këtë problem”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Buffon këtë verë u rikthye te Parma.
Si pritet të jetë moti për sot në Shqipëri?
Pas pranimit të fajësisë, sot seancë për Shalën dhe Jonuzin
Rusia zgjeron përkufizimin e tradhtisë së lartë, të dënuarit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për sot
LVV prezanton sot kandidatët për deputet
Kurti sot merr pjesë në lansimin e ankandit të parë të erës ...