Buffon rikthehet te Juventusi

23:53 | 25 Qershor 2019
A. B.

Gianluigi Buffon do të rikthehet te skuadra ku u bë i famshëm, te Juventusi.

Sipas Di Marzio, portieri legjendar ka pranuar të bashkohet me Zonjën e Vjetër pas një sezoni te PSG.

Ai do të qëndroj në stol si zëvendësues i Wojciech Szczesny.

Buffon ka fituar të gjitha kupat përveç Ligës së Kampionëve me Juventusin, derisa është edhe kampion i Botës me Italinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme