Federata e Italisë ka njoftuar anëtarët e stafit të Luciano Spallettit, ku bënë pjesë edhe Gianluigi Buffon, i cili do të mbulojë rolin e shefit të delegacionit.
Spalletti do të prezantohet nga Federata e Italisë të shtunën, disa javë pas emërimit të tij si trajner i Kombëtares së Italisë dhe FIGC tani ka konfirmuar anëtarët e stafit të tij, shkruan Arbresh.info.
Shumë, përfshirë ndihmësin e tij Marco Domenichini, kanë punuar tashmë me të në Napoli, ku Spalletti fitoi titullin e parë të Serie A në 33 vjet për Partenopei në 2022-23.
Daniele Baldini, Salvatore Russo dhe Francesco Sinatti gjithashtu punuan në “Stadio Maradona” me trajnerin e lindur në Certaldo.
Portieri legjendar dhe fituesi i Kupës së Botës 2006, Gianluigi Buffon është shtuar gjithashtu në ekipin e Spallettit duke u emëruar shef i delegacionit të Italisë.
Gianluca Vialli kishte mbuluar të njëjtin rol nga nëntori 2019 deri në dhjetor 2022.
FIGC gjithashtu ka konfirmuar se Gabriele Oriali do të largohet nga kombëtarja pas një periudhe nëntëvjeçare me Azzurrit.
Legjenda e Interit kishte punuar me Antonio Conten, Giampiero Ventura dhe Roberto Mancinin./Arbresh.info/
KD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve – kryesisht m...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione