Buffon: Për aq sa jam i motivuar, do të vazhdoj

08:23 | 13 Mars 2018
Arbresh Info

Kapiteni i Italisë dhe Juventusit, Gianluigi Buffon ka thënë se do të vazhdoj të luaj për aq gjatë sa vazhdon të jetë i motivuar për “pësuar” dhe “luftuar”.

Në moshën 40-vjeçare, Buffon është para një vendimi shumë të rëndësishëm në jetën e tij derisa pensionimi vazhdon të jetë në horizont, megjithëse veterani ende nuk ka finalizuar planet e tij përtej sezonit, transmeton portali arbresh.info.

Buffon, i cili vlerësohet si njëri nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave, dukej se ishte i vendosur për t’i dhënë fund karrierës së tij pas Kampionatit Botëror në Rusi, ku Italia në formë befasuese ka dështuar për tu kualifikuar.  Por, duke folur para ndeshjes të ri-aranzhuar të Juventusit në Serie A kundër Atalantas të mërkurën, Buffon ka thënë:

“Për aq gjatë sa dua të pësoj, të luftoj, unë do të vazhdoj. Pas pasionit që më motivoi në vitet e mia të para, unë i vendos vetës një shënjestër për të arritur një sfidë, për të luftuar gjithmonë për një qëllim”

“Unë duhet ta shqyrtoj këtë me klubin, të shohin se çfarë niveli të energjisë do të kem dhe nëse do të vazhdoj apo jo”

“Ajo që më bënë të lumtur në fakt, pa marr parasysh se si do të jetë e ardhmja, unë ndihem shumë i qetë dhe i kënaqur për atë se si ka shkuar karriera ime dhe për atë se çfarë kam dhënë te Juventusi, Parma, skuadra kombëtare dhe te gjithë futbolli”

“E di se gjithmonë kam punuar me serioz ekstrem dhe aspak egoist duke vendosur të mirën e grupit para vetës”

Kampioni në fuqi i Italisë, Juventusi aktualisht është një pikë prapa rivalit të tyre Napolit me një ndeshje më pak./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme