Legjenda e futbollit italian, Gianluigi Buffon është pensionuar nga futbolli.
45-vjeçari sot ka zyrtarizuar vendimin e tij, me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.
“Kjo është e tëra njerëz. Ju më dhatë gjithçka. Unë ju dhashë gjithçka. Ne ia dolëm së bashku”, ka shkruar Buffon në Twitter, shkruan arbresh.info.
Kampioni i botës me Italinë, e mbylli para kohe kontratën me skuadrën e tij, Parmen e cvila aktualisht do të skadonte në qershor të vitit 2024.
Ai i kaloi dy dekada në Juventus, ndërsa në edicionin 2018/19 ishte pjesë e Paris Saint-Germainit.
Ai u transferua në Juventus në vitin 2001 për 52 milionë euro, në atë kohë rekord botëror për një portier.
Me Juventusin, Buffon i ka fituar 10 tituj të Serie A në 19 sezone, si dhe kampionatin Serie B në sezonin 2006-07 kur klubi ishte përjashtuar nga Serie A shkaku i përfshirjes në skandalin Calciopoli. /arbresh.info/
Komuna kërkon intensifikimin e punimeve në vazhdimin e Rrugë...
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...
Çfarë parashikon doktrina e re bërthamore e Rusisë?
Edi dyshon: Kur vjen motra me të thanë për babë nuk është mi...
Lirohet pa akuza gruaja iraniane që u zhvesh në shenjë prote...
Sam Altman i OpenAI pjesë e qeverisë së San Franciskos