Portieri i AC Milanit, Gianluigi Donnarumma u ngushëllua nga Gianluigi Buffon pasi kishte një ndeshje për tu harruar mbrëmjen e së mërkurës.
Donnarumma bëri dy gabime që i dhuruan direkt dy gola Zonjës së Vjetër që fitoi me rezultat 4 me 0 finalen e Kupës së Italisë, transmeton portali arbresh.info.Donnarumma, i cili ka bërë më shumë se 100 paraqitje në Serie A pavarësisht se sapo ka mbushur 19 vjeç, kishte pranuar edhe një autogol nga Kalinic pas tri golave që realizuan skuadra e Max Allegrit përmes Bentias (56′; 64′) dhe Costas (61′).
Pas fishkëllimës së fundit, Donnarumma dukej shumë i shqetësuar.Derisa lojtarët po shtrëngonin duart, Buffon preki në fytyrë Donnarumman duke pëshpëritur më pas një mesazh në veshin e tij.
Donnarumma është duke u parë si pasardhës i Buffonit për fanellën me numër 1 te Italia. Buffon si një 40-vjeçar u pensionua nga futbolli ndërkombëtar në fund të këtij viti, por ishte pjesë e skuadrës në disfatën 2 me 0 në mars nga Argjentina.
Por, Donnarumma pritet të jetë startues te Italia në ndeshjet kualifikuese për Euro 2020./arbresh.info/
https://twitter.com/m1897/status/994321824182915072
Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja ...
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...