Google ADS

Buffon mund të rikthehet te Parma pas 18 viteve

15:42 | 8 Qershor 2019
Arbresh Info

Pas njoftimit të largimit të tij nga PSG, ish portieri i Juventusit mund të rikthehet te Parma, klubi ku karriera e tij profesionale filloi në vitin 1995.

Muajin e kaluar, Gianluigi Buffon i tha lamtumirë PSG-së pas një sezoni te klubi në Liga 1 dhe portieri 41-vjeçar, i cili ka shijuar një nga karrierat më të gjata në futbollin profesional, la të ardhmen e tij të paqartë, transmeton portali arbresh.info.

Por, tani duket se ai nuk ka në plan të pensionohet ende për shkak se raportet në Itali pretendojnë se italiani mund të rikthehet te Parma, klubi i tij i fëmijërisë ndaj të cilit u largua 18 vite më parë.

Buffon dhe Parma tashmë kanë hapur bisedimet

Buffon ka qenë një lojtar i përkushtuar shumë. Para nënshkrimit me PSG-në, ai shijoi 17 sezone në Juventus pasi kishte luajtur gjashtë sezone te Parma ku ka qenë i pranishëm që nga mosha 13 vjeçare kur edhu bëri debutimin e tij në vitin 1995 te skuadra e parë.

Tani, plani i tij është të vazhdojë karrierën e tij të shkëlqyer për edhe një sezon tjetër dhe cili do të ishte një vend më i mirë sesa klubi ku nisi gjithçka.

Bazuar në një raport nga Gazzetta dello Sport, burime të afërta me ish reprezentuesin e Italisë thonë se Parma tashmë ka folur me të.

Edhe pse çështja financiare nuk është mbyllur ende, gjithçka lë të kuptohet se klubi dhe lojtari do të arrijnë një marrëveshje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme