Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon ka lavdëruar homologun e tij te Real Madridi, Keylor Navasin, për “fuqinë e tij psikologjike”.
Portieri me eksperiencë të gjatë i Zonjës së Vjetër është pyetur rreth portierit të Costa Ricas, i cili ka arritur të jetë numri një i Real Madridit qysh pas arritjes së tij nga Levante në vitin 2014, transmeton portali arbresh.info.
“Ai ka shfaqur shumë fuqi psikologjike”, u ka thënë Buffon gazetarëve para ndeshjes së sotme (e mërkurë) kthyese në UEFA Ligë të Kampionëve në kudër të çerekfinaleve.
“Të qenurit përzgjedhja e parë në një klub të asaj strukture për një periudhë të gjatë nuk është lehtë, ai ka një garë shumë të fortë dhe është e qartë se sa besim kanë shfaqur në të bashkëlojtarët e tij”
Buffon më pas pranoi se ndeshje e sotme mund të jetë e fundit në Ligë të Kampionëve:
“Si një fëmijë më ka pëlqyer ideja për të luajtur ndeshjen time të fundit në Ligë të Kampionëve në Bernabeu kundër Madridit”, ka shtuar portieri legjendar.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...