Gianluigi Buffon pritet të ketë një test mjekësor të enjten para rikthimit në klub.
Gianluca Di Marzio, Fabrizio Romano dhe Romeo Agresti kanë rënë të gjithë dakord që Buffon t’i nënshtrohet testeve mjekësore nesër te Juventusi, transmeton portali arbresh.info.
Romano ka konfirmuar gjithashtu se portieri do të nënshkruaj një kontratë një vjeçare me “Zonjën e Vjetër” me të testuar gjendjen e tij shëndetësore.
41-vjeçari ka shpenzuar sezonin e kaluar në Paris Saint Germain, por do të përfundojë karrierën e tij te “Zonja e Vjetër”.
Buffon ka bërë 656 paraqitje nga viti 2001 deri më 2018 duke fituar nëntë tituj në Serie A./arbresh.info/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë