Ish portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon ka hedhur poshtë raportet rreth një rikthimi te Juventusi duke i quajtur ato të pavërteta.
Buffon u largua nga Juventusi falas në fund të sezonit të kaluar duke iu bashkuar Paris Saint Germainit, transmeton portali arbresh.info. Qysh pas arritjes së tij, Buffon është paraqitur në 14 ndeshje për parisienët por më shumë në Ligë të Kampionëve.
Buffon ka folur së fundmi për uebfaqen zyrtare të PSG-së dhe është pyetur gjithashtu rreth rikthimit të mundshëm në Juventus.
“Ishte një eksperiencë e mirë”, ka thënë fillimisht ai. “Në vitet e fundit në Juventus ishte vendosur që portieri i dytë të luante 10/15 ndeshje dhe unë pjesën tjetër. Një situatë e ngjashme edhe këtu, por jo ashtu”
“Këtu unë e pranojë plotësisht këtë rol sepse dua t’i shërbej grupit. Dua të bëjë një kontribut pozitiv te grupi dhe kjo do të thotë të pranosh zgjedhjet e trajnerit”
“Me portierët e tjerë si Alphonse, Sebastien dhe Thomas, ne kemi menaxhuar të krijojmë një punë vërtetë grupore. Ne jemi të gjithë shokë dhe kjo është fitorja jonë më e madhe”, përfundoi Buffon./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...