Google ADS

Buffon feston me cigare fitoren ndaj Monacos (FOTO)

13:36 | 11 Maj 2017
Arbresh Info

Gianluigi Buffon ka qenë vendimtar në linjën prapa të Juvenutsit që vazhdon të ketë një sezon të shkëlqyer pas fitores këtë javë në Ligë të Kampionëve ndaj Monacos.

Skuadra e Massimiliano Allegrit udhëheq në Serie A me nëntë pikë dhe ka arritur në finale të Ligës së Kampionëve për të tretën herë pas fitores me rezultat të përgjithshëm 4 me 1 ndaj kundërshtarit në Liga 1, transmeton portali arbresh.info.

Lexo më shumë: Goli nga Griezmann nuk duhej të lejohej (VIDEO)

Pas triumfit 2 me 1 në ndeshjen kthyese në Torino, portieri veteran Gianluigi Buffon festoi fitoren me një cigare. Reprezentuesi italian është parë duke pirë cigare derisa po qëndronte në veturë me shokët e tij këtë të enjte.

39-vjeçari shpreson të fitoj për herë të parë titullin në Ligë të Kampionëve si një lojtarë./arbresh.info

Të ngjashme