Buffon edhe më herët ka qenë në Shqipëri, 23 vite më parë

20:35 | 8 Tetor 2017
Arbresh.info

Gianluigi Buffon ka folur para gazetarëve para ndeshjes Shqipëri – Itali.

Shqipëria nesër zhvillon ndeshjen e xhiros së 10-të ndaj Italisë, kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Portieri i Juventusit, ka deklaruar se për të është një kënaqësi të luaj sërish në Shqipëri pas 23 viteve, duke kujtuar përballjen Teuta – Parma.

“Do jetë një kënaqësi të luaj këtu sepse hera e vetme që kam qenë ishte para 23 vitesh në një Teuta-Parma”, ka deklaruar Buffon.

“Më vjen mirë që e gjej në gjendje shumë të mirë. Është një vend në zhvillim. Ka shumë pozitivitet”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme