Gianluigi Buffon ka zbuluar se mund të vazhdojë të luajë deri në vitin 2023, edhe pse nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që ta përfundojë karrierën e gjatë në fund të sezonit 2020/21, pra gjatë kësaj vere.
Buffoni u kthye në Juventus në vitin 2019, pas një viti në Paris Saint-Germain, dhe në dy vjetët e fundit ka qenë zëvendësues i portierit të parë të Juves, Wojciech Szczesny.
43-vjeçari, i cili e zgjati kontratën me bardhezinjtë për edhe një vit verën e kaluar, thotë se mund ta vazhdojë karrierë për edhe dy vjet të tjera edhe pse ka mundësi që t’i thotë lamtumirë futbollit në fund të këtij sezoni.
“Shikoni, në kokën time, vërtet ekziston një shenjë për ndalesën e fundit, maksimumi qershori i vitit 2023”, tha Buffon për Guardian.
“Ai është maksimumi, vërtet, vërtet maksimumi. Por, mund të pensionohem pas katër muajve po ashtu”, shtoi ai.
Që prej emërimit të Andrea Pirlos në verë, Buffoni i ka bërë vetëm 10 paraqitje në të gjitha garat për Juventusin këtë sezon. /Gazeta Express/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...