Andrea Pirlo beson se Gianluigi Buffon e meriton Topin e Artë, nëse Juventusi do të fitonte në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
Buffon mund ta fitojë për herë të parë në karrierë garën më të çmueshme evropiane.
“Mendoj që duhet. Këtë herë mendoj që është koha e dukur për të”.
Cristiano Ronaldo ose Lionel Messi e kanë fituar në nëntë vitet e fundit, ndërsa një portieri çmimin më të çmueshëm individual nuk e ka fituar që nga viti 1963, kur Lev Yashin e kishte bërë.
Lojtari i New York City FC, Pirlo, ka thënë se do të ishte i lumtur nëse Buffon i kompleton qëllimet e tij.
“Jam shumë i lumtur për të dhe për faktin që edhe një herë tregoi që është gjithmonë lufton për t’i arritur qëllimet e tija”.
“Do të ishte i lumtur nëse ai do ta fitonte Kupën, pasi e ka provuar disa herë që është më i miri”, ka thënë Pirlo.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...