Gianluigi Buffon ka konfirmuar se është pensionuar nga kombëtarja pas dështimit të Italisë të kualifikohet për Kupën e Botës Rusia 2018.
Italia barazoi mbrëmë në shtëpi me Suedinë në kuadër të ndeshjes së dytë të “play-off” për Kupën e Botës, pasi që e kishte humbur ndeshjen e parë në Stokholm, dhe kështu dështoi të sigurojë pjesëmarrjen në botëror pas plot 60 viteve, transmeton Express.
“Është turp që ndeshja ime e fundit zyrtare rastësisë me dështimin për t’u kualifikuar në Kupën e Botë3s. Por, natyrisht futbolli italian ka të ardhme sepse ne kemi krenari, aftësi, përkushtim dhe pas kohërave të këqija ne gjithmonë gjejmë mënyrën për t’u ngrehur në këmbë”, ka thënë Buffon pas ndeshjes.
“Po e lë këtë skuadër italiane e cila di si të flasë për vete”, ka shtuar ai. /Arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...