Google ADS

Buffon do të transferohet te kjo skuadër e madhe

11:14 | 21 Prill 2018
Arbresh.info

Trajneri i Boca Juniors, Guillermo Barros Schelotto, ka konfirmuar interesimin për transferimin e portierit të Juventusit, Gianluigi Buffon.

Legjenda e “Bianconerëve” pritet të pensionohet nga futbolli, pas përfundimit të këtij sezoni.

Por, klubi argjentinas ka shfaqur interesim për ta ftuar Buffonin të luajë në Boca Juniors.

“(Presidenti Daniel) Angelici më ka thënë se e kanë thirrur Buffonin për ta pyetur nëse është i interesuar, por jemi pajtuar të flasim vetëm pas 17 majit”, deklaroi Schelotto për “Radio Continental”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme