Legjenda italiane e futbollit, Gianluigi Buffon, ka një përshëndetje të vecantë për shqiptarët.
Mbrëmë(premte) bë ‘Renzo Barbera’ të Palermos u luajt ndeshja kualifikuese në mes të Italisë dhe Shqipërisë.
Ndeshja u fitua nga vendasit me rezultat 2-0, por kishte edhe kur ndeshja u ndërpre shkaku i hedhjes së tymëseve dhe fishekzjarrëve në terren.
Megjithatë, në fushë u luajt një lojë burrnore dhe me respekt të ndërsjellë, pasi miqësia italian-shqiptare është e madhe.
Se italianët dhe shqiptarët e kalojnë mirë mes vete e tregon edhe fotografia e fundit që po qarkullon në internet.
Aty shihet komentatori i njohur shqiptar i Supersportit, Dritan Shakohoxha dhe portieri i Juventusit, Buffon, duke bërë së bashku shqiponjën si përshëndetje për shqiptarët.
Buffon dhe Shakohoxha duke bërë shqiponjën dy-krenare
“Kam marrë shumë urime për ndeshjen time të 1000-të në karrierë. Më vjen shumë mirë që mora përgëzime nga populli shqiptar, pasi është një popull shumë i lidhur me ne historikisht jo vetëm sa i përket futbollit. Kemi një miqësi shumë të fortë”, ka deklaruar Buffon pas ndeshjes.
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike