Gianluigi Buffon e ka përshkruar sulmuesin Cristiano Ronaldo si një “vrasës” para golave vetëm disa ditë para përmballjes ndërmjet tyre në kuadër të çerekfinales në Ligë të Kampionëve.
Ronaldo nuk arriti të shënojë në disfatën 3 me 0 të Portugalisë kundër Holandës të martën duke i dhënë fund formës së tij të vazhdueshme para portës me gola, transmeton portali arbresh.info.
33-vjeçari ka realizuar 21 gola brenda 11 paraqitjeve të fundit te Real Madridi si dhe i ndihmoi për të fituar Portugalisë në ndeshjen kundër Egjiptit duke realizuar dy gola në minutat shtesë.
Ronaldo ka mposhtur Buffonin dy herë në finalen e sezonit të kaluar në Ligë të Kampionëve në Cardiff, por ylli i Real Madridit do të përballet sërish me portierin veteran më 3 prill për të zhvilluar takimin e parë të ndeshjeve çerekfinale.
“Gjatë kohës, ai ka mësuar se si të përmirësojë vetën si një atletë”, ka thënë fillimisht Buffon. “Si një lojtar, ai ka shpenzuar më pak energji në krahasim me atë që ka bërë më parë”
“E admirojë atë shumë sepse është një person pragamatik, i qartë në çfarëdo që bënë dhe çfarëdo që thotë”
“Mendoj që gjatë viteve të fundit ai ka shfaqur që është shumë inteligjent sepse ai ka ndryshuar mënyrën se si luan. Ai është vdekjeprurës, çfarëdo që bënë është nivelin e 100 për qind dhe para portës ai është një vrasës”
Buffon i kishte thënë gjithë këto gjatë një transferimi drejtpërsëdrejti në rrjetin social Facebook./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...