Milwaukee Bucks kanë zhvilluar ndeshjen e dytë radhazi në Staples Center të Los Angelesit.
Pasi kishin humbur një ditë më parë nga Los Angeles Clippers, Milwaukee tani kanë marrë fitore ndaj kampionit në fuqi, Lakers.
Bucks u rikthyen te fitoret pas tri disfatave radhazi dhe e mbyllen ndeshjen me 15 pikë epërsi 97:112.
Jrue Holiday ishte basketbollisti më efikasi tek fituesit me 28 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime.
Me dyshifrorë të dyfishtë prej 25 pikëve e 10 kërcimeve e mbylli ndeshjen Giannis Antetokounmpo, deri Khris Middleton shtoi 17 pikë të tjera.
Lakers janë duke luajtur pa dy yjet e mëdha si LeBron James dhe Anthony Davis dhe kjo ka penalizuar ekipin të marrë më shumë fitore.
Qendra Montrezl Harell ishte më efikasi me 19 pikë, derisa Dennis Schroder shtoi 17 të tjera, por që nuk mjaftuan për fitore.
Vlen të theksohet se për kampionin në fuqi debutoi edhe transferimi i ri Andre Drummond që luajti disa minuta dhe shënoi katër pikë. /Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...