Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes ka shpjeguar si ia ka bërë të gjejë formën e mirë të “Djajtë e Kuq”.
Portugezi u transferua në “Old Trafford” nga Sporting Lisbon për 55 milionë euro gjatë afatit të janarit dhe që nga transferimi i tij, skuadra angleze nuk di për humbje, transmeton portali arbresh.info.
“Djajtë e Kuq” në 11 ndeshjet e fundit nuk kanë pësuar humbje dhe janë në pozitën e pestë, tri pikë larg Chelsea-s, i cili qëndron në pozitën e katër, pozitë e cila siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Portugezi gjatë këtyre paraqitjeve ka shkëlqyer, mirëpo sipas tij mbështetësit janë arsyeja kryesore pse ka gjetur këtë formë.
“Është vështirë të thuash vetëm një gjë sepse të luash në “Old Trafford”, të gjithë e dinë për stadiumin dhe atmosferën”.
“Kur erdha nga Sporting, isha vetëm dy ditë në Manchester. Luajtëm kundër Wolves dhe tifozët kishin bërë këngë për mua. Sapo erdha dhe tifozët me dhanë ndjesinë se isha në shtëpi”.
“Mendoj se kjo është arsyeja kryesore, atmosfera dhe dashuria që ndjej për mbështetësit”, tha Fernandes.
Portugezi arriti që nëntë paraqitje të bëjë katër asistime dhe të shënoi tri gola./arbresh.info.
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...