Bruno Fernandes ka thënë se ai do të ishte i lumtur të menaxhonte Manchester Unitedin një ditë pasi ta ketë lënë karrierën e tij si lojtar.
Fernandes, 26 vjeç, ka qenë lojtari më i mirë i klubit që kur u bashkua me Unitedin nga Sporting Lisbona vitin e kaluar për një tarifë fillestare prej 55 milionë eurosh, duke kontribuar me 24 gola dhe 14 asistime në të gjitha garat këtë sezon.
Sidoqoftë, përfaqësuesi portugez ka përshkruar ambiciet e tij për t’u bërë trajner pasi të pensionohet dhe dëshiron të provojë veten në Old Trafford.
“Po përpiqem të shijoj futbollin. Mendoj se dua të bëhem trajner. Sinqerisht, unë do të doja të isha trajner. Nuk e di se cilën skuadër do të doja të menaxhoja”, ka thënë fillimisht Bruno për faqen zyrtare të klubit.
“Sigurisht, ekipi më i madh nëse mund të menaxhoj është Manchester Unitedi, unë do të isha i lumtur”.
“Mendoj se do të doja të isha trajner në të ardhmen. Nuk jam i sigurt por për atë që ndiej për futbollin, për ndjenjën që kam, mendoj se duhet të vazhdoj të jem brenda futbollit sepse e gjithë jeta ime është për këtë”.
“Kështu që mendoj se, e ardhmja, duhet të jetë edhe me futbollin”, përfundoi ylli portugez. /Telegrafi/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë