Google ADS

Bruno Fernandes rikthehet në radarin e United

09:08 | 6 Janar 2020
Arbresh Info

Manchester United ende nuk ka hequr dorë nga mesfushori i Sporting Lisbon, Bruno Fernandes.

“Djajtë e Kuq” ishin të lidhur me mesfushorin gjatë afatit veror, por nuk ishin në gjendje të paguanin klauzolën prej 64 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.

Që nga ajo kohë, United ka provuar të përforcojë mesfushën, por ende nuk ka transferuar ndonjë mesfushorë kreativ.

Sipas Goal, United ka rritur interesim për portugezin, i cili ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuar me pesë asistime këtë sezon në kampionatin portugez.

Arsyeja kryesore që gjiganti anglez është duke kërkuar mesfushorë është se e ardhmja e Paul Pogbasë në “Old Trafford” është në dyshime, ndërsa Scott McTominay vazhdon të vuajë nga lëndimet./arbresh.info.

Të ngjashme