Bruno Fernandes ka dhënë disa komente lidhur me Cristiano Ronaldon.
Pesë herë lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo është i vendosur të largohet nga ‘Old Trafford’, por akoma nuk ka një skuadër që i ka bërë ofertë portugezit.
Lidhur me të ardhmen e Ronaldo ka folur edhe Bruno Fernandes, shoku i tij i skuadrës dhe i kombëtares.
“Unë mund t’i di nja dy gjëra, por unë nuk do të jem ai që flas për këtë”, ka thënë Bruno.
“Për tani, ai është lojtari United, është i qetë – nëse do të largohet ose jo, ai do të tregojë së shpejti”, shtoi mesfushori portugez.
Bruno Fernandes ishte startues dje në ndeshjen ndaj Liverpool, kurse Ronaldo e shikoi ndeshjen nga stoli deri në minutën e 86’, kur pastaj mori pozitën e Marcus Rashford.
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...