Ylli i Manchester United, Bruno Fernandes nuk është kënaqur me paraqitjen që ka bërë ndaj Evertonit.
Dje “Djajtë e Kuq” humbën rastin e artë për t’iu afruar pozitës së katër duke barazuar në udhëtim të Everton, transmeton portali arbresh.info.
Portugezi ka thënë se nuk ka luajtur në nivelin e duhur, pavarësisht që ka shënuar golin e barazimit, por ka besimin se mund të bëjë shumë më shumë.
“Kisha disa gjuajte jashtë 16-metërshit dhe mund të bëj shumë më shumë, por sigurisht ndeshjet si këto përfundojnë në këtë mënyrë dhe duhet të fokusohemi për ndeshjen e radhës ndaj Derby”.
“Asnjëherë nuk je i lumtur kur nuk fiton ndeshje, por sigurisht ishte shumë vështirë dhe mendoj se mund të bëhet mirë, por tri pikë do ishin shumë më mirë”, theksoi ai.
United renditët në pozitën e pestë në tabelë, tri pikë me pak se Chelsea që është në pozitën e katër, pozitë e cila të dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm./arbresh.info.
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...