Sporting Lisbon është në kërkim të një blerësi që mund të përputhet me kërkesat e tyre dhe për këtë e ka kontaktuar Real Madridin përmes agjentit Jorge Mendes, për yllin e tyre Bruno Fernandes.
Klubi portugez kërkon 70 milionë euro për yllin e tyre më të madh, i cili ka qenë një objektiv kryesor i disa klubeve këtë verë, dhe e ka punësuar Jorge Mendes për t’i ndërmjetësuar negociatat.
Pas bisedimeve frustruese me Manchester United dhe Tottenham ku nuk u realizuan transferimi para mbylljes së afatit kalimtar, bordi i Sporting ka ngarkuar me detyrë Mendes të gjejë oferta që plotësojnë kërkesat e tyre.
Një nga klubet me të cilin Sporting ka kontaktuar përmes ‘super-agjentit’ Mendes është Real Madrid.
Klubi është informuar se çmimi prej 70 milionë eurosh është i panegociueshëm, gjë që ka bërë të refuzohet oferta e Tottenham prej 60 milionë eurove.
https://twitter.com/OptaJoao/status/1164129606770839552
Fernandes shënoi 32 gola në 53 ndeshje sezonin e kaluar për tu bërë mesfushori me më shumë gola në ligat kryesore evropiane.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...