Google ADS

Bruno Fernandes afër nënshkrimit me Man Utd, pranohet oferta 62 milionëshe

23:42 | 27 Korrik 2019
A. B.

Manchester United janë shumë afër nënshkrimit me Bruno Fernandes, nga Sportingu i Lisbonës.

Raportimet e fundit nga ‘Metro’ bëjnë të ditur se Sporting ka pranuar ofertën prej 62 milionë funteve për mesfushorin e skuadrës, transmeton lajmi.net.

Bruno Fernandes ka qenë i lidhur ngushtë me një kalim në ‘Old Trafford’ përgjatë gjithë afatit kalimtar, dhe duket se tani gjithçka do të konkretizohet.

24 vjeçari ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme sezonin e kaluar me Sporting, duke tërhequr vëmendje të madhe nga shumë skuadra evropiane.

Lojtari ka fituar edhe një vend në kombëtaren e Portugalisë, duke iu shpërblyer kështu puna e mirë gjatë sezonit.

Fernandes pritet të udhëtoj gjatë qytetit të Mançesterit për të kryer testet mjekësore, para nënshkrimit të kontratës afatgjate.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme