E ardhmja e sulmuesit të kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja vazhdon të përflitet në mediat angleze.
Sipas “Football Insider”, Broja mund të largohet përfundimisht nga skuadra e Chelseas përfundimisht gjatë afatit kalimtar të verës.
Ekipi londinez do të analizojë ofertat për sulmuesin shqiptar.
Një tjetër largim pritet të jetë edhe mesfushori anglez, Conor Gallagher.
Anglezët po përpiqen të shmangin shkeljen e rregullores financiare të Premier Leagues.
Kujtojmë se Broja u huazua te Fulhami nga skuadra e Chelseas në ditën e fundit të merkatos së janarit.
Me londinezët, Broja ka kontratë deri në qershor të vitit 2028.
Në edicionin aktual ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime në 23 ndeshje në të gjitha garat në Angli./Arbresh.info
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin