Broja nuk ka të ndalur, shpallet lojtari i ndeshjes nga Southampton

12:33 | 27 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Southampton ka shënuar fitore të madhe mbrëmë në udhëtim te West Ham, në xhiron e 19-të të Ligës Premier.

Mysafirët fituan në ndeshjet e “Boxing Day” me rezultat 3-2.

Armando Broja ka qenë sërish në formën e tij më të mirë duke dhuruar spektakël në fushën e blertë me skuadrën e tij, ku arriti të fitojë dhe një penallti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Southampton FC (@southamptonfc)

Southampton e ka shpallur sulmuesin shqiptar si njeriun e ndeshjes.

“Bëhet gjithnjë më i mirë”, ishte postimi i klubit bardhekuq.

20-vjeçari gjatë këtij sezoni me fanellën e skuadrës nga “St. Mary”, ka zhvilluar në total 14 sfida në Premier Ligë, duke shënuar katër gola.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme