Armando Broja do të rikthehet te Chelsea pas huazimit gjashtë mujor te Fulham, huazim që nuk ishte i duhuri pasi nuk kishte hapësirat e duhura.
Megjithatë e ardhmja e sulmuesit shqiptar nuk pritet të jetë në Stamford Bridges, pasi te Chelsea nuk llogaritin në shërbimet e tij dhe ai pritet të largohet gjatë verës.
Gjiganti francez Monaco ka konfirmuar largimin e kapitenit Wissam Ben Yedder dhe sulmuesi shqiptar Armando Broja është në listën e dëshirave të Monacos për ta zëvendësuar sulmuesin francez.
Siç është raportuar më parë nga Foot Mercato dhe RMC Sport, Monaco është në diskutime me Georges Mikautadze Metzit, por edhe Karim Konaten e RB Salzburg, megjithatë konkurrenca për dy sulmuesit është shumë e madhe.
Broja është opsioni i tretë për skuadrën nga Principata sipas L’Equipe, por më i mundshmi për tu transferuar.
Monaco pritet të futet në bisedime me Chelsean dhe marrëdhëniet e mira të dy klubeve mund të bëjnë që Broja të përfundojë në Ligue 1 si huazim.
Gjithsesi sulmuesi shqiptar fillimisht dëshiron të jetë i fokusuar në Euro 2024 pastaj të vendos për të ardhmen e tij.
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...