Google ADS

Broja në radarin e disa klubeve, vështirësohen punët për Milanin

10:58 | 12 Qershor 2024
KRG

E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të jetë e paqartë, se ku do të transferohet pasi largimi nga Chelsea është mëse i sigurt.

Pas gjashtë muajve aspak të mirë si i huazuar te Fulham, Broja është rikthyer te Chelsea dhe po pret të mësojnë emrin e skuadrës së re.

Interesimet nuk mungojnë për sulmuesin kuqezi i cili do të vendos për të ardhmen e tij vetëm pasi të përfundojë Evropianin me Kombëtaren e Shqipërisë.

Milani prej kohësh është interesuar për sulmuesin shqiptar, megjithatë ata tani kanë konkurrencë të madhe nga tre klube angleze.

‘Sky Sport Uk’ ka raportuar se për Brojën fuqishëm në garë janë edhe Wolverhampton Wanderers, Everton dhe Southampton.

Wolves dhe Everton janë më të avancuara pasi duan ta blejnë përfundimisht kartonin e lojtarit, derisa Southampton e dëshiron atë vetëm si huazim si dy vite më parë.

Interesim për sulmuesin shqiptar ka edhe nga kampionate të tjera me skuadra si Monaco, Borussia Dortmund, Fenerbahce e Bologna që gjithashtu e kanë në listën e dëshirave.

Broja nuk pritet të mbetet te Chelsea, megjithatë duhet pritur të përfundojë Euro 2024 për ta mësuar të ardhmen e talentit të madh shqiptar. /Telegrafi/

Të ngjashme