Google ADS

Broja: Më vjen keq që nuk ju dhamë më shumë, ju meritonit më shumë

17:36 | 25 Qershor 2024
D.H

Shqipëria është eliminuar nga Euro 2024 pas humbjes natën e mbrëmshme nga Spanja.

Në një reagim të publikuar në ‘story’ në rrjetin social Instagram, Armando Broja ka falënderuar të gjithë tifozët kuqezi.

Ai gjithashtu ka ndjerë keqardhje për rezultatet e Shqipërisë.

“Më vjen keq që nuk ju dhamë më shumë. Ju meritonit më shumë. Faleminderit të gjithë tifozët kuqezi”, ka shkruar Broja në një ‘Instastory”.

Shqipëria në fazën e grupeve arriti të marr vetëm një pikë falë barazimit me Kroacinë teksa humbi ndaj Spanjës dhe Italisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme