Google ADS

Broja me plis të bardhë deklarohet për golin që i ngjalli shpresat e Shqipërisë

20:57 | 5 Shtator 2021
KRG

Armando Broja ka shënuar sot një gol historik për Shqipërisë, të parin që i dha fitoren e parë ndaj Hungarisë në kualifikimet e Kupës së Botës.

Ai tregoi krenarinë e këtij momenti historik në fjalët për “SuperSport” pas sfidës.

“Shumë krenar për këtë fanellë, për këtë ekip. Ka qenë ndeshje e rëndësishme, duhej ta fitonim medoemos për tre pikët. Më futi trajneri dhe shyqyr Zotit bëra gol dhe u kënaqëm të gjithë”, deklaroi anëtari i Chelseat që është në huazim te Southamptoni në Ligën Premier.

Lexo edhe :

Shqipëria triumfon në “Elbasan Arena” ndaj Hungarisë

“Goli vjen kur do goli, ka raste që luaj mirë e nuk vjen, më e rëndësishme është të marrësh tre pikë. Ekipi është më i rëndësishëm, unë luajta 20 minuta, por gjithë ekipi ka luftuar në fushë dhe jemi të kënaqur”.

“Jam lojtar që do të luajë gjithë ndeshjen, por ekipi është më i rëndësishëm dhe kur të fut trajneri 20 minuta, 10 minuta, asnjë, duhet të jesh pjesë e ekipit e duhet të mos bëhesh me nerva dhe të vazhdosh me futbollin”.

A ndjehem i vlerësuar nga Reja? Nuk di çfarë të them”, përfundoi Broja. /SS/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme