Chelsea është nisur drejt Amerikës për të vazhduar përgatitjet për sezonin e ri me nën drejtimin e Enzo Marescës,
Shteteve e Bashkuara të Amerikës janë destiancaioni i londinezëve deri në 6 gusht ku edhe do të zhvillojnë disa ndeshje miqësore, shkruan Arbrsh.info.
Mes futbollistëve që trajneri italian ka grumbulluar për Amerikë, bën pjesë edhe sulmuesi shqiptar Armando Broja.
Sulmuesi shqiptar nga janari deri në fund të sezonit të kaluar ishte pjesë e Fulham në formë huazimi.
Emri i Brojës është prej javësh në qendër të merkatos, pasi kërkohet nga disa klube, në Angli dhe jo vetëm.
Megjithatë duket se trajneri Maresca ka vendosur ta marrë shqiptarin në Amerikë, për ta monitoruar nga afër dhe për të vendosur më pas nëse do ta mbajë në skuadër për sezonin e ri, apo do t’i hapë rrugë shitjes së tij.
Ndërkohë, në listën e futbollistëve që kanë udhëtuar drejt Amerikës, mungojnë emra si Lukaku, Kepa Arrizabalaga, Chalobah, Casadei, Sarr e Fofana, të cilët duket se nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Maresca.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, londinezët do të përballen me Ërexham më 24 korrik, Celtic më 27 korrik, Club America më 31 korrik, Manchester City më 3 gusht dhe Real Madrid më 6 gusht./Arbresh.info
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...